Durim Gashi largohet nga Prishtina?

Prishtina edhe pse ka kaluar në finale të Kupës, kjo për Durim Gashin nuk përbën lajm.

Lojtari nuk është duke stërvitur me klubin tash e disa ditë.

Gashi pas përforcimeve të bërë në janar nuk kishte arritur të zë vend te Prishtina, duke treguar shpesh edhe pakënaqësi.

Gashi pritet të largohet nga Prishtina në fund të sezonit, mëson Gazetaolle.com.

Mesfushori rahovecas kishte ardhur nga skuadra e qytetit të tij në kohën kur trajner ishte Bylbyl Sokoli.

Në vitin e parë Gashi kishe treguar formë të mirë te Prishtina. /olle/