Duraku: Trepça gjithmonë luan…

Pas ndeshjes Trepça – Trepça ’89, ka folur edhe trajneri i skuadrës fituese, Fahredin Duraku i cili e vlerësoi lartë këtë fitore edhe pse erdhi pas gjuajtjes së penalltive. “Ishte një ndeshje e veshtirë pasi vinim nga një ndeshje ku pësuar humbje dhe kjo fitore i bënë mirë skuadrës për vetbesimin, pasi që fitorja në një derbi lokal ka shumë vlera. Pejsa e parë ishte shumë e mirë ndërsa në të dytën stagnuam”, pohoi Duraku.

Ai foli fjalë të mira edhe për kundërshtarin. “Trepça është skuadër që gjithmonë kundër nesh luan futboll të fortë dhe nuk e shikon se në cilën pozitë është. I uroj djemtë për angzhimin, edhe pse kishim disa lëndime dhe u desh të ndryshonim në formacion gjatë lojës”.

Ajet Shosholli nuk u prononcua dhe shkoi me vrapë drejt zhveshtoreve.