Dukagjini poston foto të shtrembër, Dukagjin Gashi nervozohet në komente: Ja replikat epike!

Futbolli kosovar shpesh prodhon momente shumë interesante, që janë në limitet e qesharakes.

Së fundmi një debat interesant është zhvilluar në faqen zyrtare të klubit të Dukagjinit, përcjellë Gazeta Olle.

Faqja e klubit postoi një foto shumë të keqe për sy, në lajmin e fitores së skuadrës ndaj Trepçës.

E kuptueshme që në mungesë të mjeteve profesionale, kualiteti nuk ishte i lartë, mirëpo fakti që e bën atë të shëmtuar është se ajo ishte e shtrembër.

Kaq ka mjaftuar që në komente të reagojë mesfushori i njohur, Dukagjin Gashi.

Pejani kritikoi faqen zyrtare për mungesë të postimeve më profesionale dhe po ashtu mungesë të informacioneve rreth skuadrës.

Me të replikoi faqja zyrtare, duke shkruar që klubi nuk ka siguruar mjetet që sigurojnë mbulim profesional.

Gjithsesi, përgëzime për këdo që kontribuon vullnetarisht për futbollin kosovar, mirëpo një vëmendje pak më e lartë do të mënjanonte këto situata. /Gazeta Olle/