Dukagjini në “ajër”, të gjithë skuadrës i skadon kontrata

Dukagjini është kthyer në elitë pas shumë vitesh, duke vulosur një edicion të suksesshëm në Ligën e Parë.

Mirëpo, klubi nga Klina rrezikon të mbetet pa lojtarët kryesorë që bartën barrën kryesore në luftën për inkuadrim në Superligë.

Gazeta Olle mëson se të gjithë skuadrës së Dukagjinit i skadon kontrata më 30 qershor.

Kryesia e klubit ende nuk ka siguruar rinovimin me ndonjërin prej tyre, ani pse ka kohë deri në fund të muajit.

Dukagjini nuk ka vendosur ende as për trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në elitë, ani pse qarkullojnë disa emra.

Kujtojmë që dukagjinasit u inkuadruan në Superligë, duke zënë vendin e dytë në Ligën e Parë pas gabimit të Besës në xhiron e fundit në Hogosht ndaj Kikës. /Gazeta Olle/