Dukagjini ndalet në ‘Demush Mavraj’, baras ndaj Istogut

Dukagjini ka luajtur baras sot në miqësore ndaj Istogut.

Në takimin e zhvilluar në ‘Demush Mavraj’, janë shënuar dy gola për rezultat, 1-1, shkruan GazetaOlle.

Për Dukagjinin shënues ishte Fitim Gllasoviku.

Dukagjini ka zhvilluar mbi 10 ndeshje miqësore gjatë kësaj faze përgatitore dhe nuk di për humbje.