Dukagjini mund pastër Onixin, skuadra e Rexhepit kalon me sukses provën e parë

Dukagjini e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në përgatitjet para-sezonale para fillimit të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar.

Dukagjini ka mposhtur skuadrën e Onixit, që garon në Ligën e Parë, përcjellë “Olle”.

Skuadra e Xhengiz Rexhepit ka fituar 2:0 me golat e realizuar nga Abedin Merlaku dhe Denis Haliti.

Ekipi ka bërë një paraqitje të mirë, ku trajneri iu ka dhënë mundësinë shumë futbollistëve.

Dukagjini këtë edicion do të jetë pjesë e Superligës pas shumë vitesh. /Gazeta Olle/