Dukagjini me ndryshime, ja çfarë pritet të ndodhë

Pas shumë vitesh pritje, Dukagjini më në fund u rikthye në Superligë. Skuadra nga Klina kurorëzoi një edicion tejet sfidues me rikthim në elitë.

Por, për të qenë konkurrent edhe në Superligë, duhen ndryshime të mëdha.

Natyrisht, ndryshimet do të nisin që nga shtabi teknik. Pavarësisht suksesit të arritur, Ndue Përgjokaj nuk do të jetë më trajner i ekipit për shkak edhe të përvojës jo të madhe të tij.

Klubi është një kërkim të një emri të njohur, duke qenë në kombinim edhe Gani Sejdiu, shkruan Gazeta Sheshi.

Për klinasit në plan të parë mbetet trajneri për të filluar më pastaj edhe me përforcime.