Dukagjini krijon skuadrën e femrave

Futbollit të femrave iu është shtuar edhe një klub, pasi që që nga ky vit, Dukagjini i Klinës e ka krijuar skuadrën në kategorinë e femrave.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga Klina në rrjetin social Facebook, ku i dëshirohet suksese ekipit.

Ndeshjen e parë miqësore, Dukagjini e zhvillon në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër skuadrës së Ferizajt, me fillim prej orës 17:00. /Olle