Dukagjini: Gjyqtari Kastrati shënoi golin e fitores për Dritën

Dukagjini ka pësuar humbje nga Drita në Gjilan, duke pësuar një gol në minutat e fundit.

Saktësisht në të 90-ën, Drita realizoi nga penalltia me Izair Eminin, përcjellë Gazeta Olle.

E penalltinë jo-ekzistente po e konsideron klubi nga Klina.

Përmes një njoftimi në Facebook, ata shkruan që golin për fitoren e Dritës e realizoi gjyqtari Visar Kastrati.

“Drita – Dukagjini 1:0. Golashënues gjyqtari Visar Kastrati”, ka shkruar faqja zyrtare e Dukagjinit.

Skuadra nga Klina mbetet në pozitën e fundit në renditje. /Gazeta Olle/