Dukagjini e fiton titullin e kampionit për femra U-16

Ndeshja e javës së fundit e Ligës së femrave U-16, ndërmjet “Dukagjnit” dhe “Mitrovicës”, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit dhe presidentit të FFK-së Fadil Vokrri.

Ndeshjen e mbizotëruan plotësisht vajzat e KFF”Dukagjini”, të cilat ishin më të mira se mitrovicaset si në lojë ashtu edhe me rezultat që u mbyllë me rezultat 6:0 dhe të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Serinë e golave e nisi Elma Kadriu kur shënoi në minutën e 37-të, ndërsa vazhdoi me Agenesa Gashin e cila shënoi në minutën e 45-të dhe 51-të. Ndërkaq Sofikje Kadriu shënoi në minutën e 47-të dhe Erblina Berisha shënoi në minutën e 54-të për rezultatin 5:0. Ishte futbollistja Elsa Dakaj, që mbylli serinë prej 6 golave si dhe ndeshjen.

Në fund kupën skuadrës së Dukagjinit ia dorëzoi anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit  për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, e cila po shoqërohej edhe nga menaxherja e futbollit të femrave, Valbonë Gashi.

Ndeshjen kishin ardhur për ta ndjekur edhe drejtues të komunës së Klinës dhe disa qindra shikues.