Duka nuk i mohon problemet ndërmjet Kaçes dhe De Biasit

Në intervistën e dhënë për emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur edhe për situatën e Ergys Kaçes në komëbtaren shqiptare, duke pranuar se mesfushori mund të largohet nga ekipi përfaqësues.

“Ka diçka të vërtetë. Nuk është gjithçka e pavërtetë në atë që është raportuar. Media, ndoshta edhe për faktin që ka pak aktivitete, lajmin e nxjerr vetëm nëpërmjet këtyre futbollistëve. Megjithatë, është e vërtetë. Nuk besoj se ka një futbollist në botë, nuk ka asnjë sipas meje që të presë me kënaqësi atë vendim të trajnerit për të qëndruar në tribunë. Sidomos në Kombëtare, ku futbollisti vjen për të luajtur dhe për të treguar talentin”, deklaroi Duka.

“Një nga këto është edhe Kaçe, që është talent i madh. Ia kam thënë Ergysit edhe De Biazit. Gjithsesi, trajnerë të ndryshëm, duan lojtarë të ndryshëm. De Biazi nuk e ka preferuar shumë atë lojtar, por nuk mund të them që ka pasur konflikt. Trajneri e ka thirrur për ta sqaruar teknikisht pse duhet të ishte në tribunë. Ai është lojtar shumë i mirë. Një kualitet shumë i mirë dhe jam i bindur që do ta ndihmojë Kombëtaren në të ardhmen”, shtoi ai.

kace