Duka: Ah Roshi, Roshi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka përgëzuar lojtarët për barazimin, derisa i mbeti merak që Odise Roshi nuk shënoi në minutat shtesë.

“Nëse do të shënonim me Roshin do të ishte ende më mirë. Është rezultat shumë i mirë. Unë besoj se me këtë barazim dhe duke fituar ndaj kundërshtarëve si Portugalia, është një argument që na dërgon përpara. Sot shumë pak duhet të festojmë, pasi shumë shpejt kemi kundërshtarin më të fortë në shtëpi”, deklaroi Duka pas ndeshjes.

Ai uroi që tani Armenia të fitojë ndaj Danimarkës.