Dueli Joshua-Parker: Ja çfarë ka ndodhur sot

Më 31 mars të këtij viti, të apasionuarit pas boksit, do të kenë mundësinë të shohin një ndër duelet më të forta të vitit në boksin profesionist.

Kompania që po promovon duelin e madh të boksit në peshat e rënda mes dy kampionëve të botës, Anthony Joshua dhe Joseph Parker, ka bërë me dije se deri më tani janë shitur 70 mijë bileta nga 78 mijë vendet që ka “Principality Stadium” në Kardif, ku dhe do të zhvillohet meçi.

Image result for anthony joshua

Kjo do të thotë që për fansat ka ende edhe 7 mijë vende bosh, të cilat pritet të zihen brenda fundjavës.

Biletat janë vënë në shitje nga dita e hënë dhe ato janë ‘avulluar’ nga fansat e shumtë, kryesisht të Joshuas, që do të duelojë në Britaninë e Madhe, para tifozëve të tij.

Related image

Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre, me Joshuan që mban titujt e kategoritë IBF, IBO dhe WBA, ndërsa neo-zelandezi Parker atë të kategorisë WBO. /Gazeta Olle/

Image result for anthony joshua vs joseph parker