Duel shqiptarësh në Australi, Rexhepi vs. Berisha

Besart Berisha të mërkurën do të përballet me një shqiptar. Jo që do të luajë vetëm kundër skuadrës së tij, por, do të ruhet nga një mbrojtës shqiptar.

Është ky Shane Rexhepi, i cili luan me skuadrën Hume City, të kategorive të ulëta në Australi. Hume takohet me Melbourne Victory në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Australisë. Hume City garon në Ligën e tretë të Australisë.

“Besart Berisha është shqiptar, ashtu siç jam unë”, tha Rexhepi për ‘theffacup.com.au’, përcjell GazetaOlle.com.

“Të luash kundër tij ësthë nder. E kam ruajtur në një miqësore dhe ai e dinë se edhe unë jam shqiptar, pas ndeshjes bëmë një bisedë të mirë, prandaj edhe tash bisedojmë. Atij i vjen mirë që do të luajë ndaj emje dhe për mua kjo është një përvojë e madhe. Jo vetëm për mua, por për tërë familjen time dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në Melburn”, shtoi Rexhepi. /Olle/

FFA Cup - Hume City FC v Brisbane Strikers FC