Duel kosovarësh: Amir Rrahmani përballet me Donis Avdijaj më 29 korrik

Skuadra e qendër mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar për ndeshjen e saj të radhës.

Rrahmani, i cili gjatë javës së kaluar ka debutuar me skuadrën e Veronës, në një fitore bindëse 12:0, duhet të përgatitet për sfidën e re.

Verona kanë njoftuar se ata do të luajnë ndeshje miqësore me skuadrën turke, Trabzonspor, më 29 korrik, përcjell lajmi.net.

Ndeshja do të luhet në ‘Aktivpark’ në Austri, ku Verona aktualisht po zhvillon fazën përgatitore parasezonale.

Në këtë ndeshje mund të luajë edhe Donis Avdijaj, i cili është prezantuar së fundmi tek skuadra e Trabzonspor.