“Duam Kupën, mbijetesa nuk diskutohet”, 89-shi duhet të rishikojë objektivin kryesor: Aktualisht është në barazh!

Trepça ‘89 e ka nisur shumë keq stinorin pranveror në Ipko Superligë.

Ekipi mitrovicas u mposht nga Ferizaj 2:0, duke zhvilluar një ndeshje shumë të dobët, përcjellë Gazeta Olle.

Pas kësaj humbje, 89-shi ka rënë në pozitën 9 në tabelë me 22 pikë, pozitë që dërgon në barazh.

“Synojmë Kupën e Kosovës pasi mbijetesa nuk diskutohet fare”, tha para disa ditësh trajneri Sabit Osmani.

Në fakt tabela tregon ndryshe, pasi nëse kampionati do mbyllej sot, 89-shi do të duhej të luante në barazh me një nga ekipet e forta të kreut të Ligës së Parë. /Gazeta Olle/