Driton Kuka zbulon dhuratën që i bëri Majlinda Kelmendit

Xhudistja më e mirë shqiptare si dhe botërore, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e 29-të.

Mbretresha e xhudos është e lindur në qytetin e Pejës, ndërsa mbi supet e saj ka një numër të madh të medaljeve të fituara përfshirë edhe atë olimpike në vitin 2016 në Rio de Janeiro, shkruan Gazeta OLLE.

Pak minuta më parë, trajneri i Majlindës, Driton Kuka ka publikuar pamje nga festa e ditëlindjes së saj.

“Historia e numrit të Malindës. E kaltërt, të gjitha kompeticionet. E kuqe, kampione e botës. E arit, kampione olimpike”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook, e që duket se ishte dhurata e tij kushtuar në rastin e 29-të vjetorit të lindjes së mbretreshës së xhudos mbarë-botërore.

Kuka edhe më parë gjatë ditës e kishte quajtur Kelmendin si kryevepra e punës së tij.

“Urime ditëlindja. Majlinda Majlinda’s birthday. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar! Për të lan gjurmë për veten, familjen,kombin … Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook./Gazeta OLLE