Driton Kuka merr kritika të mëdha nga sportdashësit pas inkuadrimit në politikë, ja komentet e shumta në Gazetën Olle

Trajneri historik i xhudos që ia dha Kosovës të gjitha medaljet e mundshme në këtë sport, Driton Kuka, sot i hyri politikës. 

Ai u bë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

E shumë sportdashës nuk e kanë mirëpritur vendimin e Kukës.

Në postimin e Gazetës Olle për inkuadrimin e Kukës në AAK, pothuajse të gjitha komentet ishin kundër këtij veprimi të trajnerit shumë të suksesshëm.

Ndryshe, Kuka inkuadrimin në politikë e ka arsyetuar kështu:

“Sporti dhe Politika. Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë!

Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!

Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin.

Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë.

Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!

Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem.

Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar”, shkroi ai në Facebook. /Gazeta Olle/