Driton Kuka i thumbon të gjithë: Edhe ne bëjmë greva …

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, ka postuar një foto atraktive.

“Ne bëjmë greva duke stërvit në borë e shi! Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë!

Pakënaqësi kemi të gjithë, por puna s’duhet ndal kurrë e asnjëherë, ta bëjmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim”, shkruan Kuka, transmeton Gazeta Olle.

Xhudistet kanë pasur suksese të jashtëzakonshme në vitet e fundit, fal edhe trajnerit Driton Kuka.