Driton Kuka: Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë

Distria Krasniqi fiton medaljene bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja jonë mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez, kategoria -48 kg.

Është kjo medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore.

Trajneri Driton Kuka është shprehur tejet i lumtur me triumfin e Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror.

Kuka me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka përgëzuar Krasniqin për medaljen e bronztë të fituar në Tokio.

Ky është postimi i trajnerit Driton Kuka.

Medalja në Kampionat Botëror!
Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!
E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!
Kosova mbi të gjitha miq

/GazetaOlle