Driton Kuka: Çfarë Akili sot i çmendur

Akil Gjakova është shpallur kampion në kategorinë e peshave deri në 73 kilogramë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari, duke e shtuar edhe një medalje të artë në listën e sukseseve të tij.

Në finale, Akil Gjakova u tregua shumë i fuqishëm për xhudistin rus Georgii Elbakiev, të cilën e mposhti për t’ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këtë garë.

Pas finales së fituar, trajneri Driton Toni Kuka e ka përgëzuar Gjakovën për fitoren, shkruan Gazetaolle.com.

“Prapë e arta vjen në Kosovë. Çfarë Akili sot i çmendur! Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura”, ka shkruar Kuka.

Live Akili pas finales së fituar!Prapë e arta vjen në Kosovë🥇🇽🇰🇦🇱Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!Çfarë…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Samstag, 13. Juli 2019