Driton Kuka: 8 minuta tempo e çmendur e Majlindës, japonezja i iku luftës…

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror në Tokio.

Ishte kjo medalja e dytë për Kosovën në këtë kampionat, shkruan Gazeta Olle.

Pas këtij triumfi të Majlindës është shprehur trajneri i xhudos Driton Kuka me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ky është postimi i Driton Kukës.

Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet!
Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio!
8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes sē dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren!
Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore!
Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi!
Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!