Drita zyrtarizon transferimin e Nexhipit

Drita ka zyrtarizuar një transferim të madh në afatin kalimtar të janarit, duke afruar në skuadër ish-kapitenin e Partizanit, Nderim Nexhipi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e bardhekaltërve në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ky është transferimi më “bombastik” i afatit kalimtar të janarit në Kosovë.