Drita u gëzua dje, por tani FFK e befason keq

Klubi i Dritës është dënuar nga 800 euro nga komisionet relevante të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak të lëshimeve në organizimin e gjysmëfinales së Digitalb Kupës kundër Trepçës ’89.

Në anën tjetër është dënuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, me 500 euro, pas deklaratave të pamatura për mediat elektronike pas eliminimit nga garat e Kupës nga Prishtina.