Drita sërish kampione, spektakli i Intelektualëve meriton notën 10

KV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit në Superligën e femrave në volejboll.

Gjilanaset në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve të Play-OFF, mposhtën 3-0 klubin nga kryeqyteti M-Technologie.

Drita kishte avantazh psikologjik, pasi i kishte fituar dy ndeshjet paraprake.

Në një atmosferë të bukur, në prani të 3100 spektatorëve në “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, Drita festoi titullin e katërt radhazi.

Ndeshja filloi në favor të Dritës, e cila e fitoi setin e parë 25:18.

Në periudhën e dytë u vërejt rënie akoma më e madhe në lojën e M-Technologie, e cila u kufizua në vetëm 12 pikë.

Seti i tretë e vulosi kampionin e edicionit 2018/19, pasi Drita e fiton 25:16

KV Drita 3:0 M-Technologie (25:18; 25:12; 25:16)

Shikues: 3100

Vendi: Pallati i Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, Gjilan.

DRITA FITON TITULLIN E KATËRT RRADHAZIKV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit në Superligën e femrave në…

Gepostet von Federata e Volejbollit e Kosovës am Dienstag, 30. April 2019