Drita publikon statistikat e këtij edicioni, befason futbollisti me më së shumti minuta në fushë

Drita e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e 3-të në IPKO Superligë.

Skuadra gjilanase, tashmë në faqen e tyre ka publikuar listën e futbollistëve ku shihen minutasha që kanë pasur këtë vjeshtë, përcjellë Gazeta Olle.

Portieri maqedonas, Darko Tofiloski është futbollisti me më së shumti minuta te Drita këtë edicion.

‘Gardiani’ është aktivizuar plotë 1530 minuta këtë edicion.

Pas tij, me 1421 minuta renditet kapiteni i skuadrës, Ardian Limani.

Kurse në pozitën e tretë gjendet Fidan Gerbeshi me 1407 minuta lojë këtë edicion.

Më poshtë lista e plotë: