Drita po e kërkon përforcimin e fundit, bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë

Drita e Gjilanit sot ka zhvilluar miqësoren me Shkupin në udhëtim, me të cilët u nda 0:0.

Gjilanasit testuan formën e lojtarëve, e në veçanti përforcimeve të janarit.

Gazeta Olle mëson se drejtuesit e klubit gjilanas janë në kërkim të përforcimit të fundit.

Ata po e kërkojnë një mbrojtës të djathtë.

Tregu në të cilin po e kërkojnë përforcimin është ai maqedonas, prej nga vjen edhe vet trajneri Ardian Nuhiu.