Drita: Partizani na preu në besë

‘Telenovela’ Drita – Partizani assesi të vije në episodin e lumtur. Drejtuesit e klubit gjilanas akuzojnë sërish atë të kryeqytetit shqiptar, por këtë herë për prerje të besës.

Drejtori i Dritës, Burhan Rashiti, ka deklaruar se janë marrë vesh me Partizanin, që këta të fundit të paguajnë dëmshpërblimin për mesfushorin, Ylber Ramadani, i cili javë më parë u prezantua te kjo skuadër.

Ramadani kaloi nga Drita, por ish-skuadra e tij nuk po ia lëshon fletëlëshimin.

“Ne si klub kemi arritur marrëveshje që të paguhet dëmshpërblimi, por tash kanë ndryshuar sjelljet e kryesisë së Partizanit. Ata po mundohen që ta marrin fletëlëshimin nga FFK, që është jashtë çdo rregulli”, thotë Rashit për GazetaOlle.com.

“Kur lojtari ka kontratë valide në federatë, atëherë është e pakuptimtë përse mundohen ta marrin lojtarin në mënyrë tinxare, kur parimisht jemi marrë vesh për të gjitha çështjet tjera sa i përket dëmshpërblimit. Assesi të kuptohen sjelljet e drejtuesve të Partizanit, të cilët duket se nuk po na llogarisin ne si klub. Ua bëjmë me dije se ne jemi duke përgatitur rrugën ligjore që na takon, dhe nëse është nevoja do ta ndjekim rrugën tonë edhe në UEFA e FIFA”, shtoi Rashiti.

Ai nuk bëri të ditur shumën e kërkuar për dëmshpërblim, por tha se këtë e dinë të dyja klubet dhe Federata e Futbollit e Kosovës. /Olle