Drita para medieve për ndeshjen me Malmon

Drita ndodhet në vlugun më të madh të punës në prag të duelit kualifikues për Ligën e Kampionëve me Malmon nga Suedia.

Klubi bardhekaltër ka njoftuar për konferencën para ndeshjes që do të organizohet në Hotel International Prishtina me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë konferenca për shtyp e ekipit Malmo FF do të mbahet në Hotel Emerald me fillim nga ora 19:00.

Dueli ndërmjet Dritës dhe Malmos zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Dueli është i vlefshëm për rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.