Drita njofton për gjërat e ndaluara në ditën e derbit!

Kanë mbetur edhe dy ditë para derbit më të madh kosovar në futboll në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Ky takim që pritet të zhvillohet të dielën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit, pritet të grumbullojë mbi 6 mijë shikues, shkruan Gazeta Olle.

E skuadra e Dritës së fundi ka njoftuar për gjërat që nuk do të lejohen të futen brenda në stadium.

“I njoftojmë të gjithë shikuesit që do të jenë prezent të dielen në ndeshje që do të ketë kontrolla të rrepta sigurie andaj ju njoftojmë për gjërat të cilat janë të ndaluara të futen në stadium!

Gjithashtu ju bëjmë me dije që do të ketë pika të shitjes për shikuesit brenda stadiumit”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar pak minuta më parë nga KF Drita.