Drita nis përgatitjet dhe konfirmon dy largime (FOTO)

Drita ka filluar sot stërvitjet për stinorin e ri, derisa ka konfirmuar përfundimisht edhe largimin e dy futbollistëve.

Ashtu siç raportoi “GazetaOlle.com” gjatë ditës, nga bardhekaltërit janë larguar Alban Mavriqi dhe Hasip Ajdari.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Dritës, që ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë gjatë stinorit vjeshtor.

Loading...