Drita nënshkruan me talentin e Ferizajt?

Drita po mobilizohet fuqishëm për Ligën e Kampionëve dhe sezonin e ri.

Kampionia e Kosovës deri më tani ka nënshkruar me tre futbollistë si dhe ka rinovuar kontratën me shumicën e lojtarëve.

‘Futbollikosovar.com’ merr vesh ekskluzivisht se gjilanasit kanë nënshkruar me super-talentin 17 vjeçar të Ferizajit, Albin Krasniqin.

Krasniqi është mesfushor por mund të luajë edhe si sulmues krahu.

Drita ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me të.

06BD4175-563E-4AA2-929E-DA5FC166E8F7-325-0000001C13CD8D6D