Drita në Zvicër, nesër luan me zviceranet

Klubi i Volejbollit “Drita” në konkurrencën e femrave, ka mbërritur në Zvicër, para ndeshjes tejet të rëndësishme që do ta zhvillojë nesër.

Kampionet e Kosovës dhe fituese të Kupës, do të përballen nesër me skuadrën VFM Franches Montagnes të Zvicrës, në kuadër të garës evropiane CEP Cup, shkruan Gazeta Olle.

Takimi zhvillohet nga ora 20:00. Drita drejtohet nga trajneri, Lorik Ilazi.

Në Zvicër gjilanaset janë pritur drejtuesit e KF Drita, Valon Murseli e Albert Bunjaku.

 

 

 

Loading...