Drita në Obiliq për fitore

Ndeshja mes Hajvalisë e Dritës do të hap javën 23 dhe fazën e tretë të Raiffeisen Superligës. Takimi do të luhet të premten në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Drita, që po lufton për mbijetesë, kërcënon Hajvalinë, që po kërkon titullin, me humbje.

“Përveç Blendim Gashit, mungesa tjera nuk kemi, atmosfera në skuadër është shumë e mirë, prandaj nuk kemi arsye për të mos udhëtuar për fitore”, thotë sulmuesi i Dritës, Alban Shillova për GazetaOlle.com.

“Edhe barazimi si mysafir nuk është i keq, por po e përsëris, ne udhëtojmë për fitore”, shtoi ai.

Hajvalia e kishte mundur 2:1 Dritën para disa javësh në stadiumin e qytetit në Prishtinë, kurse Shillova kishte fituar një penalti. Këtë herë takimi luhet në fushë tjetër, edhe pse Hajvalia është vendase. “Besoj se jemi të barabartë sa i përket fushës. Fusha do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat”, deklaroi Shillova.