Drita në gjumë të thellë, ende nuk ka reaguar në faqen zyrtare pas incidentit

Drita nuk ka reaguar ende në faqen zyrtare të klubit pas incidentit në sfidën me Lirinë, që rrjedhimisht solli ndërprerjen e ndeshjes.

Klubi nuk e ka bërë asnjë postim rreth asaj që ndodhi në Prizren, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Mes tjerash, shqetësues është fakti që Drita nuk tregon gatishmëri të dënojë sjelljet e tifozëve Intelektualët, që ndërprenë ndeshjen e djeshme.

Postimi i fundit në faqen zyrtarë të Dritës është ai i 30 prillit, pas ndeshjes ndaj Ferizajt.

Kujtojmë që Komisari i Garave vendosi për fitoren në tavolinë të Lirisë sot.

111