Drita me dy fytyra | Publikisht kërkoi rifillimin e kampionatit, por në FFK vendosi për mos-vazhdimin e tij!

Përmes reagimeve publike, deklaratave të zyrtarëve të klubit, trajnerit e futbollistëve, Drita disa herë ka saktësuar pozicionimin e saj: Dëshironte rifillimin e kampionatit!

Madje edhe Intelektualët ishin mes tifozëve që kërkuan më së shumti rifillimin e sezonit 2019/20, duke shpresuar në titullin e tretë kampion në histori të klubit, përcjellë Gazeta Olle.

Edhe në njoftimin e fundit publik lidhur me rifillimin e kampionatit, gjilanasit e quajtën këtë vendim si shumë të mirë se ardhur.

“Pas një pritje të gjatë dhe mes shume paqartësive më në fund është vendosur që t’i rikthehemi futbollit, një vendim i vonuar për shkak të kohës që klubet do të kenë në dispozicion për t’u pergatitur, por i mirë se ardhur”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Festa e Betim Haxhimusës pas golit në derbin ndaj Gjilanit

Mirëpo, dëshira e bardhekaltërve duket se ka qenë krejt ndryshe.

Zëri dje ka publikuar katër klubet e vetme të Superligës që kanë votuar kundër rifillimit të kampionatit, ku çuditërisht Drita ishte njëra ndër to.

Kësisoj, Drita u pozicionua në anën e Ballkanit, Flamurtarit dhe Dukagjinit, duke përbërë katër ekipet që dolën kundër vazhdimit të sezonit.

Zbulohen katër skuadrat që votuan kundër rifillimit të kampionatit

Klubet ua dërguan votat Federatës së Futbollit të Kosovës, ku siç edhe pritej, shumica e skuadrave elitare ishin pro rifillimit të kampionatit.

Edhe pse gjasat për titull ekzistojnë, por në të njëjtën kohë edhe rreziku për mbetjen jashtë Evropës ekziston (pasi që lufta është e rreptë mes katër skuadrave), te Drita duket se kanë zgjedhur që të mos rrezikojnë.

Kjo pasi që mbyllja apo anulimi i kampionatit i dërgonte ata në Evropë.

Bardhekaltërit do të luanin në garat evropiane edhe në bazë të renditjes e edhe në bazë të koeficientit.

Renditja aktuale e Ipko Superligës

Ndryshe, ekipi i Ardian Nuhiut është aktualisht në pozitën e dytë në klasifikim.

Drita ka vetëm një pikë më pak se Ballkani, që do të thotë se ka gjasa shumë të mira të luftojë deri në fund për kurorën e më të mirit.

Dy herë kampioni i Kosovës po përgatitet intensivisht për rifillimin e kampionatit, derisa njëkohësisht po pret lajme të mira nga Izair Emini.

Ai nuk është bashkuar ende me ekipin për shkak se doli pozitiv në koronavirus. /Gazeta Olle/

Rruga drejt titullit | Super-përballjet mes skuadrave të “top-4”-shes: Kush e ka orarin më të favorshëm?