Drita mbyll ndeshjen e parë në Challenge Cup: Ky ishte rezultati final

Ekipi i Dritës nga Gjilani në konkurencen e femrave sonte është mposhtur në ndeshjen e parë të Challenge Cup nga ekipi grek Ao Thiras nga Santorini.

Ndeshja u zhvillua në Palestren Dappos KARTERADOS – SATNORINI para 500 spektatorëve.

Në setin e parë ekipi i Dritës nuk arriti të bëjë shumë duke u ndalur në 9 respektivisht 7 pikë në setin e dytë, ndërsa në setin e tretë Drita arriti të tregoj lojë të mirë herë herë madje edhe ishte në epërsi mirëpo në fund ekipi grek arriti ta fitoj këtë set me rezultat 25:17 dhe ndeshjen 3:0 në tërësi.

Nesër në ora 18:30 sipas orës sonë lokale Drita do ta zhvilloj edhe ndeshjen e dytë.

Trajneri Ilazi dhe lojtaret kanë premtuar ndeshje më të mirë dhe rezultat më pozitiv se ndeshja e parë. Federata e Volejbollit e Kosovës i deshiron suksese dhe paraqitje të mirë në ndeshjen e radhës!