Drita mban stërvitje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes së Superkupës

Kanë mbetur 24 orë deri në momentin kur në stadiumin e rinovuar prej dy viteve, tani që quhet ‘Fadil Vokrri’ të zhvillohet ndeshja e parë.

Drita dhe Prishtina do të përballen mes vete në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.

Skuadra e Dritës disa qaste më parë ka zbritur në fushë për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Prishtinës, në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.

39074834_1677951449000240_7572755713466826752_o

“FC DRITA zbret në fushë! Gati për seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së Superkupës”, ka shkruar faqja zyrtare  e FC Drita.

Drita luan si fitues i titullit, ndërsa Prishtina si fituese e Kupës.

Prishtina është kthyer në shtëpi pas dy viteve, ndërsa tani e tutje do t’i zhvillojë ndeshjet në këtë stadium.  /Gazeta Olle/