Drita kundër ish-kapitenëve të saj (FOTO)

Drita do të luajë me Vllazninë e Pozharanit të dielën në një ndeshje që konsiderohet derbi lokal.

Kjo ndeshje është përballje edhe më të kaluarën për shumë futbollistë.

Sidomos te Vllaznia ka shumë lojtarë të Dritës që ishin dikur, sikurse që është edhe trajneri Bekim Isufi.

Ajo që bën përshtypje është se te Vllaznia luajnë tre lojtarë që te Drita dikur ishin lider madje e kanë mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

I pari Betim Syla. Lojtari që ka luajtur për Gjilanin dhe Dritën, tek kjo e fundit e kishte arritur shkëlqimin.

Klubi kishte shumë besim në të dhe në disa ndeshje e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

syla 1

Pas tij vjen Armend Kastrati. Mesfushori ka zhvilluar shumë ndeshje ku edhe ky pikën më të ndritshme në karrierë e kishte te Drita në kohën kur udhëheqej nga Bekim Isufi. Edhe ai ka qenë kapiten me Dritën për shumë ndeshje.

18118517_1307074652681201_3562775461225374688_n

I fundit është Erdin Hashani, që te Drita ka kaluar disa sezone shumë të mira. Edhe Hashani e kishte fituar besimin e klubit edhe pse ishte ‘jabanxhi’.

13118982_1313017375379168_4649917406558670226_n

Një motiv për ta më shumë që në ndeshje ndaj Dritës të tregojnë që ende vlejnë. /Gazeta Olle/