Drita kujton kohën e shpalljes kampion, përmend edhe rekordin prej 29 ndeshjeve pa humbje

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë në javën e dytë të pezullimit, pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Në këtë situatë, skuadra e Dritës, ka kujtuar edicionin e tre viteve më parë, kur ishte shpallur kampion, shkruan Gazeta Olle.

Drita, ishte bërë kampion në ndeshjen e fundit, në të cilën luajti baras, 0-0, ndaj Prishtinës në Pejë.

“Po u sjellim disa statistika nga sezona 2017/2018 kur FC DRITA u shpall kampion i Kosovës!

Nga 33 ndeshje kampionale:
18 Fitore
13 Barazime
2 Humbje

Gola të shënuar: 53
Gola të pranuar: 21

Në këtë sezon FC DRITA ka regjistruar një rekord ku në 29 ndeshje radhazi nuk ka pësuar humbje”, është postimi i Drita FC në llogarinë e tyre në Facebook.

#rrinshpi#shpetojetëPo u sjellim disa statistika nga sezona 2017/2018 kur FC DRITA u shpall kampion i Kosovës!Nga…

Gepostet von Drita FC am Donnerstag, 26. März 2020