Drita konfirmon transferimin e fundit një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar!

Ndonëse afati kalimtar për transferimin e futbollistëve ka përfunduar, Drita ka prezantuar prurjen e fundit, mbrojtësin Ervis Kaja.

Lojtari së fundmi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, teksa më parë ka bërë karrierë edhe te Tirana, Laçi dje Besa e Kavajës.

Drita ka vlerësuar se me Kajën mbrojtja do të jetë më e sigurt.

Lojtari do ta ndihmojë mbrojtjen, e cila kishte paraqitje shumë të luhatshme në ndeshjet ndërkombëtare.

Fotografia e Drita FC