Drita iu jep premitë heronjve të titullit me 5 muaj vonesë, shifër rekorde!

Ditë më parë Drita ka shpërndarë premiat për futbollistët të cilët ishin pjesë e skuadrës kampione në edicionin e kaluar.

Gazetasheshi.com merr vesh ekskluzivisht se klubi gjilanas ka transferuar në kontot e futbollistëve nga 8,000 euro për titullin e fituar.

Kjo rekorde dhe e padëgjuar më parë në futbollin kosovar.

Pjesë e premiave ishin edhe futbollistët të cilët u larguan në këtë afat kalimtarë si Drilon Musaj, Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha.

Kujtojmë që Drita në edicionin e kaluar u shpall pas 33 javëve me 67 pikë të tubuara.