Drita i thotë lamtumirë Evropës në super atmosferën e ‘Intelektualëve’

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani është përshëndetur nga garat evropiane, ngase në ndeshjen e dytë kthyese të vlefshme për CEV Cup është mposhtur nga ekipi zviceran VFM Franches Montagnes me rezultat 0:3.

Ndryshe nga herët tjera, Drita ka bërë një rezistencë më të fortë, sidomos në setin e dytë, të cilin për pak nuk ia doli të fitojë, kurse mysafiret me plot meritë shkojnë tutje në garat evropiane.

Në setin e parë, vashat gjilanase, të entuziazmuara nga atmosfera, nuk arritën më shumë se 12 pikë, derisa në të dytin kanë luajtur shumë më mirë, bile në pjesën më të madhe të setit kanë qenë në epërsi, por që në fund u desh të pajtohen me humbjen e këtij seti me rezultat 22:25.

Mysafiret kanë ngjeshur radhët në setin e fundit dhe në fund Drita arriti të bëjë 12 pikë dhe ndeshja u mbyll me rezultat të pastër për mysafiret 0:3.

Duhet theksuar se mysafiret ishin shumë të mira në bllok, kurse në fazën e sulmit me gjuajtje të forta është dalluar shtatlarta Castiglione derisa vendaset në lojën në fushë. Te Drita nuk ka funksionuar si duhet pranimi, derisa ka pasur momente kur pa nevojë janë humbur edhe shërbimet.

Megjithatë, edhe kjo ishte një përvojë e re për volejbollin gjilanas dhe kosovar, si në aspektin e organizimit, ashtu edhe të përvojës së re. Publiku gjilanas i ka duartrokitur gjatë të dyja ekipeve, derisa edhe lojtaret e të palëve janë ndarë të kënaqura, shkruan kryelajmil.com

Drita – VFM Francehs Montagnes 0:3 (12:25, 22:25, 12:25)

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 500.

Drita: Richardson, Asani, Dushica, Syla, Shabani, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Ortega, Ilazi, Hyseni. Trajnerë: Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi.

VFM Franches Montagnes: Rothebuehler, Buchwalder, Greber, Edelman, Vuilleimier, Sciarini, Rebetez, Kronenberg, Castiglione, Zaloznik, Busquets, Donze. Trajnerë: Beltramelli Filho Romeu, Garrido Portaleoni Leonardo.

loading...