Drita është kampion në Superligë për një gjë

Milaim Zuzaku është trajneri i katërt i Dritës në këtë sezon.

Skuadrën fillimisht e kishte drejtuar Sedat Pajaziti.

Pas tij erdhi boshnjaku Amir Alagiq, i cili nuk la gjurmë në këtë klub.

I treti i vërteti u prit të jetë Ismet Munishi, por pas video skandalit ai u pezullua nga klubi, shkruan GazetaOlle.com.

Tashmë i katërti është Zuzaku, i cili shpreson ta shpëtoj Dritën nga rënia direkt, pasi tashmë barazhi duket një gjë e sigurt.

Edhe ashtu Drita është mësuar të luajë në barazh dhe ky mund të jetë viti i tretë me radhë. /olle/