Drita e pëson keq nga Shkëndija në miqësore

Drita është mposhtur thellë nga Shkëndija e Tetovës.

Në takimin e sotëm miqësore, tetovarët fituan me rezultatin 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Kjo miqësore është zhvilluar në Gjilan dhe ishte e rëndësishme për ruajtjen e formës nga dy skuadrat pas pushimit 10 ditor të kombëtareve.

Duhet përmendur se sot në stolin e Shkëndijës debutoi trajneri nga Tirana, Fabian Gjoka.

Padyshim fillim i mbar ky për trajnerin Gjoka që synon këndelljen e Shkëndijës pas startit jo të mirë në elitën e futbollit maqedonas.

Fotografia e Drita FC