Drita e Gjilani pas lojtarit të Prishtinës, por problemi qëndron te kontrata e tij

Sikurse çdo herë tjetër edhe në këtë afat kalimtar dy klubet gjilanase përplasen ndërmjet vete për të njëjtit objektiva.

Por, kësaj radhe me shumë mundësi dy klubet do të humbasin betejën për të rrëmbyer Diar Miftaraj nga Prishtina.

Kjo pasi mesfushori pejan ka kontratë me kryeqytetasit që nuk kanë pranuar largimin e tij pa ndonjë dëmshpërblim mëson Gazetasheshi.com.

drenica prishtina

Tashmë dy klubet gjilanase kanë vënë kontaktet e para me lojtarin që mbetet “peng” i kontratës me Prishtinën.

Miftaraj është paraqitur me kryeqytetasit në përgatitjet për edicionin e ri, por ka mbetur jashtë dy ndeshjeve që Prishtina i zhvilloi përballë Europa FC në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

prishtina