Drita e fiton turneun ‘Ismet Ramadani’

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, është fitues i turneut përkujtimor ‘Ismet J. Ramadani’ në volejboll.

Në turne morën pjesë Drita, Kastrioti i Ferizajt, SVSK Kumanova dhe Ferizaj.

Në emër të familjes foli vajza e Ismet Ramadanit, Arta Ramadani-Luzha. “Ismeti vdiq në vitin 2003 në palestrën e sportit ‘Bill Clinton’ në ndeshjen finale KV Kastrioti – KV KEK-u. Ai dha shumë për gazetarinë dhe sportin dhe frymën e fundit e dha po aty ku edhe filloi karrierën”, thuhet nga KVF Ferizaj, njofton Bota Sot.

Fituese e këtij turneut është Drita, e cila në finale e mundi me 2:0 Ferizajn, ndërsa në vendin e 3-të u radhit KV Kastrioti.

Adelajda Prenga u shpall lojtarja më e mirë e turneut, ndërsa ekipi nga Maqedonia ekipi me fair-play.

received_10156383352018641