Drita-Dukagjini, Ferizaj-Vllaznia, cila ndeshje luhet të shtunën?

Më 3 dhe 4 Qershor do të luhen dy ndeshjet e barazhit për Superligë.

Drita takohet me Dukagjinin e Klinës, kurse Ferizaj luan me Vllazninë e Pozharanit.

Nesër nga ora 12:00, do të hedhet shorti, ku do të dihet se cila ndeshje do të luhet të shtunën dhe cila të dielën, mëson Gazeta Olle.

Po ashtu, do të tërhiqet shorti se cilat skuadra llogariten vendase.

Takimet do të luhen në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

derbi drita gjilani

drenica-ferizaj