Drita dhe Gjilani në ‘luftë’ për sulmuesin e njohur

Dy rivalët lokal të qytetit si jo rrallë herë kanë të njejtin objektiv edhe në afatin kalimtar të futbollistëve.

Kështu Gjilani dhe Drita janë vënë pas sulmuesi të njohur kosovar Kastriot Rexha, përcjellë Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi Rexha në një intervistë dhënë “Sportit në KTV”, derisa ka pranuar se është në bisedime me dy klubet.

“Kam biseduar me Dritën dhe Gjilanin pak më shumë. Gjithashtu kam qenë në bisedime me Vëllaznimin dhe Feronikelin, por me klubet nga Gjilani pak më shumë”, deklaroi Rexha.

Rexha sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës.

rexha 4545 Rexha Rexha Rexha