Drita dhe Gjilani mund ta pësojnë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së: Si shkas tifozët

Drita dhe Gjilani mund ta pësojnë keq nga Komisoni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

E gjitha kjo pasi në derbi tifozët e tyre kanë hudhur shishe brenda fushës, ndërsa në listën e zezë të KD-së, është edhe skuadra e Ferizajt, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë Inicimet e disiplinorit:

-ndaj FC Drita, për shkak se tifozët e këtij klubi ”Intelektualët” në minutat e 12 dhe 17, hodhën në fushë disa shishe PVC, në ndeshjen e javës së 18-të Drita – Gjilani.

-ndaj SC Gjilani për shkak se në minutat e 46 dhe 65 simpatizuesit e këtij klubi kanë hedhur shishe PVC dhe tri (3) kanaçe në fushë, ndërkaq në minutën e 72, goditet në shpinë me shishe PVC lojtari i Dritës me nr.22, e një minutë më vonë hidhet në fushë edhe një shishe e qelqit, në ndeshjen Drita-Gjilani.

– ndaj KF Ferizaj për lëshim në organizimin e ndeshjes. Gjatë gjithë ndeshjes 4/5 persona të paautorizuar kanë qëndruar te porta e hyrjes në terren të lojës dhe kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve, madje edhe duke ofenduar kohë pas kohe gjyqtarët në ndeshjen Ferizaj – Feronikeli.

-ndaj zyrtarit të KF Ferizaj, Nadir Haxhimusa, me nr. ID014580M66, për shkak se ka konsumuar duhan pranë bankinës zyrtare të ekipit të Ferizajt, për çka u largua jashtë fushës nga ana e gjyqtarit në ndeshjen Ferizaj – Feronikeli.

-ndaj lojtarit të KF Trepça ‘89, me nr.6, Albert Kaqiku, për shkak se në minutën e 40-të është ndëshkuar me karton të verdhë dhe pas ndëshkimit e kishte aplauduar gjyqtarin, për çka ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe me të kuq. Ndërkohë, derisa po shkonte në zhveshtore, duke hyr brenda e ka goditur derën duke e thyer xhamin e derës, në ndeshjen Flamurtari – Trepça’89.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja.